Policia konfirmon: Videoja e vërtetë, vajza është e mitur ... (VIDEO)
Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje të 25-vjeçarit Evarist Pasha, është identifikuar edhe vajza me të cilën është abuzuar në videon e publikuar në rrjetet sociale, e cila ka sqaruar rrethanat në të cilat është bërë kjo video, transmeton Albeu.com

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, vajzavideo është mitur dhe ajo ka idetifikuar dy abuzuesit e saj.

"Shtetasja Xh.K, 17 vjec është në moshë të mitur. Ajo u mor sot në pyetje dhe identifikoi dy nga tre djem që kanë marrë pjesë në video. Vajza tha se nuk e njeh të arrestuarin Evarist Pasha, kurse dy djemtë e tjerë i njeh sepse së bashku me ta ka qenë në një lokal. Ajo shpjegon se është sjellë pa ndjenja në spital ndaj nuk di të thotë se cfarë i ka ndodhur në ambientet e spitalit”.

Policia ka konfirmuar gjithashtu se videoja është bërë në ambientet e spitalit publik dhe se ëështë bërë natën ndërsa pranohet edhe se është kryer molestim seksual ndaj vajzës.

Sipas informacioneve, dy djemtë dhe vajza që shfaqet në video kanë mbërritur në Urgjencë bashkë në orë të vonë pas mesnate ndërsa aty ka qëllua edhe i arrestuari Pasha.

Pasha ka deklaruar në Polici se i është afruar vajzës duke menduar se kishte vdekur dhe se regjistrimi i videos është bërë nga njëri nga dyy djemtë që sollën vajzën në spital, të cilët nuk i njihte.

Policia po punon për identifikimin edhe të dy djemve të tjerë, të cilët do të arrestohen shumë shpejt.

Mësohet se i arrestuari i parë Evarist Pasha, ish-student i infermierisë, punonte aktualisht në një agjensi funeral pranë QSUT-së. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai është arrestuar dhe dënuar për trafik droge e mbetur në tentativë, dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
25 vjecari me origjinë nga Tepelena është arrestuar në Gjirokastër me 96 kg droge në shkurt të 2009-ës. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori