Policia kap 80 thasë me hashash në Vlorë (VIDEO)
Policia e Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vajzë ka konstatuar një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike në një banesë të pabanuar në hyrje të këtij fshati, me peshë totale prej 466 kg, të llojit Cannabis Sattiva, 80 thasë.

Po gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë, Policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike prej 14 kg, të llojit Cannabis Sattiva 2 thasë, brenda nje ndërtimi me dru e të mbulurar me plastmas.

Po punohet për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të përfshirë në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve./Albeu.com/
Shtuar më 10/11/2016, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori