Policia ndalon 7 persona të shpallur në kërkim
Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e shtatë persona të shpallur në kërkim. Këta shtetas akuzohen për vepra të ndryshme penale. Nga ana e specialistëve të Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Alfred Beqiri, 36 vjeç, banues në Domje, sepse Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendim Nr. 08, datë 10.02.2012, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndeve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Nga specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Anton Narkaj, 25 vjeç, banues në Bratosh, Malësi e Madhe, i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për vjedhje me armë, pasi ka qenë me leje dhe nuk është kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit, në burg në Shënkoll.

Gjithashtu nga specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Halit Toska, 29 vjeç, banues në fshatin Suk 2, sepse Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim nr. 778, datë 25.11.2014, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Saimir Kasapi, 26 vjeç, banues në fshatin Potgorie, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr. 137, datë 17.04.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë”.

Nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Nikoll Ndoj, 45 vjeç, banues në Zejmen, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim nr. 150, datë 16.04.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu nga Shërbimet e Policisë Kufitare në SPKM Morinë në hyrje, u kap shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar, Ferid Ademi, 45 vjeç, banues në Drenas, sepse Gjykata e Suboticës në Serbi, me vendim nr. 106/04, datë 07.02.2005, ka dhënë masën “Arrest në burg“, për veprën penale të “Prodhimit e trafikimit të lëndëve narkotike”. Nga shërbimet e Policisë Kufitare në Aeroportin Rinas në hyrje, u kap shtetasja në kërkim, A.H., 20 vjeç, banuese në Berat, për të cilën ka bërë denoncim shtetasja me iniciale S.D, se më datë 14.04.2015, ka tentuar ta trafikojë jashtë shtetit për prostitucion. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2015, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori