Policia kap 4 kallashnikovë dhe 2 mjete në Lazarat, 1 person në kërkim
Pëlqej
Katër kallashnikovë, dy automjete pa dokumenta dhe një celular tashmë janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale, ndërsa në kërkim është vënë personi që i posedonte këto.

Armët dhe automjetet janë kapur në sajë të një operacioni të polcisë në fshatin Lazarat. Efektivat e policisë së Gjirokastrës dhe forca të FNSH që operojnë prej disa muajsh në këtë zonë, kanë zhvilluar një aksion mbi fshat, në grykën e Sopotit.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Arrët e Xhaferre”, në një stan bagëtish janë sekuestruar 4 kallashnikovë, dy automjete pa dokumenta dhe 1 celular. Sipas policisë, shtetasi Asqeri Basha ka mundur të largohet duke përfituar nga terreni, por është shpallur në kërkim. /albeu.com/


Shtuar më 19/09/2014, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori