Xavi tregoi se çfarë kishte në fletën që i dorëzoi Torresit

Xavi tregoi se çfarë kishte në fletën që i dorëzoi Torresit në ndeshjen me Plzen në Champions League.

“Qëllimi i asaj copë letre ishte t’i shpjegonte Ferran [Torres] pozicionin e tij në fushë pasi ne bëmë një ndryshim të papritur.

Nuk keni kohë për t’ua shpjeguar siç duhet këtë lojtarëve”, tha Xavi për faqen zyrtare të Barcelonës.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 81-të të ndeshjes kundër Viktoria Plzen. Pablo Torre doli dhe i dha një copë letër Ferran Torres.

Disa fansa bëjnë shaka se në të ishte shkruar vetëm një frazë: “Pass on Lewandowski”.

Ferrand e mbylli ndeshjen me një gol dhe një asistim. /albeu.com/