Policia jep detaje për përplasjen e armatosur te “Komuna e Parisit”
Pëlqej
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes te kryqëzimi i “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Si pasojë, një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur në shpatull.
Ai mësohet se është shtetasi me inicialet L.H dhe raportimet e para flasin se ndaj tij është organizuar një pritë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar më 03/08/2017, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori