Policia jep detaje mbi të arrestuarin e pestë për grabitjen në Rinas
Ka shkuar në pesë numri i të arrestuarëve për grabitjen e rreth 6 milion eurove në Rinas edhe pse deri më tani nuk janë zbuluar se ku kanë shkuar paratë.

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja për personin e pestë të arrestuar duke bërë me dije se ai është E.Pikuli, 32 vjeç nga Kruja, i cili u kap teksa po tentonte të largohej në Bullgari.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P., banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të ‘Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim’ në kuadër të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’, ‘Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’; ‘Vrasje e Punonjësve të Policisë’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, deklaron policia.

Para tij u arrestuan edhe Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çala.

Shtuar më 23/04/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori