Policia italiane shkatërron një bandë të
trafikut të drogës duke arrestuar 2 shqiptarë dhe një italian. Të arrestuarit kishin ngritur një rafineri droge në zonën e Riminit, ku përgatiteshin e paketoheshin
droga të ndryshme.
Gjatë kontrollit në ndërtesën ku u arrestun tre personat u zbuluan 24 kilogramë heroinë e pastër, 10 kilogramë kokainë dhe dhjetëra kilogramë substanca përzierjeje. Nëse
droga do të hidhej në treg vlera e saj do të ishte rreth 30 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013,
ora 16:38