Mister, zhduket nëndetësja me turistë në vendin ku u mbyt Titaniku

Një nëndetëse që përdorej për të çuar njerëzit për të parë rrënojat e Titanikut është zhdukur në Oqeanin Atlantik.

BBC shkruan se një operacion kërkimi po zhvillohet për nëndetësen në brigjet e Neëfoundland.

Ende është e paqartë sesa njerëz kanë qenë në bord kur nëndetësja u zhduk në të njëjtën zonë ku u mbyt edhe Titaniku.

Nëndetëset e vogla herë pas here marrin turistë dhe ekspertë që paguajnë për të parë rrënojat e Titanikut, rreth 3,800 metra nën sipërfaqen e oqeanit.

OceanGate Expeditions, një kompani private që vendos zhytës për ekspedita në det të thellë, kohët e fundit postoi në mediat e saj sociale se një nga ekspeditat e saj ishte “në zhvillim e sipër”.

Kompania u merr klientëve 250,000 dollarë (195,270 £) për një vend në ekspeditën e saj tetë-ditore për të parë rrënojat e famshme. Ajo nuk ka komentuar mbi raportimet mediatike dhe nuk ka konfirmuar nëse një nga nëndetëset e saj aktualisht mungon.

Nëndetësja mund të strehojë pesë persona, thotë kompania, e cila zakonisht përfshin një pilot, tre turistë dhe eksperti i mirëmbajtjes.

Thuhet se një zhytje e plotë drejt rrënojave zgjat tetë orë.


Shtuar 19.06.2023 18:12