Policia i kërkon llogari Italisë për 500 mijë eurot e kapura në Durrës
Prokuroria e Durrësit i ka nisur një letër-porosi autoriteteve italiane për 500 mijë eurot e gjetura të fshehura në një kamion në Portin e Durrësit një ditë më parë, teksa shoferi i kamionit ka mohuar të ketë lidhje me to.

Në këtë letër-porosi kërkohet informacion mbi lëvizjen e kamionit në vendin fqinj, kontaktet që mund të ketë pasur shoferi me persona të tjerë apo pamje filmike nëse është regjistruar.

Kamioni në fjalë i cili ka ardhur në Durrës pas një udhëtimi me tragetin e nisur nga Bari, ka qëndruar 4 ditë në territorin italian dhe për këtë do të pyetën edhe personat që janë përfshirë apo kanë dijeni për ngjarjen.

Ashtu siç është raportuar më parë, mjeti e kryente shpesh rrugën përmes Durrësit dhe Barit me traget, dhe transportonte materiale lëndë e parë për fasoneri që prodhojnë këpucë, që mund të ketë qenë edhe një indicie për kontrollin e tij nga autoritete portuale.
Shtuar më 14/06/2020, ora 22:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori