Papa Benedict i XVI në gjendje të rëndë shëndetësore, Papa Françesku lutet për të

Papa Françesku ka kërkuar një lutje mëngjesin e sotëm për Papën Benedikti i XVI, gjatë meshës së të mërkurës, gjë që ka ngritur shqetësime për shëndetin e tij.

“Dëshiroj t’ju kërkoj të gjithëve një lutje të veçantë për Papa Benedikti XVI, i cili po e mbështet Kishën në heshtje: kujtojeni atë, ai është shumë i sëmurë, i lutemi Zotit ta ngushëllojë dhe ta mbështesë për Kishën deri në fund,”- theksoi Papa.

Joseph Ratzinger, 96 vjeç, nga Gjermania, dha dorëheqjen në shkurt 2013 dhe që atëherë ka jetuar në manastirin Mater Ecclesiae brenda qytetit të Vatikanit. Kushtet e tij shëndetësore kanë mbetur të qëndrueshme muajt e fundit, por dobësia dhe mosha sugjerojnë se fjalët e Francisco-s bazohen në një përkeqësim të gjendjes së tij.

Paraqitja e fundit zyrtare e Benediktit XVI ishte 27 gushti i kaluar, kur Papa shkoi në rezidencën e tij për ta njohur me kardinalët e rinj. Hapi i doreheqjes që Ratzigner bëri në vitin 2013 ishte një ngjarje historike në Kishë për të cilën nuk kishte asnjë protokoll apo ligj për ta rregulluar atë. Por, bashkëjetesa mes dy papëve, që nga largimi, ka qenë shumë e mirë.