Policia heq pllaken qe riemerton rrugen "Rexhep Luci"
Albeu.com
Policia e Kosovës hoqi sot tabelën në rrugën “Rexhep Luci”, në kryeqytet, e cila ishte “riemërtuar” nga persona të panjohur me “Rruga e UDB-së – Veton dhe Flaka Surroi”.Kjo ndodhë në kohën kur “Koha Ditore” dhe Kohavisioni po raportojnë për zhvillimet rreth “Rastit Limaj” dhe iniciativës së një deputeti të PDK-së për “dënimin e krimeve të komunizmit”.
Në mëngjesin e të enjtes, qytetarët dhe banorët e rrugës “Rexhep Luci”, në kryeqytet jo pak u habitën kur panë se rruga kishte “ndërruar” emrin me një porosi kërcënuese ndaj ish-themeluesit dhe pronares aktuale të Grupit Koha. Flaka Surroi tha se “këtë e konsideroj ftesë për ‘disiplinimin’ e fjalës së lirë, që artikulohet përmes të vetmeve media përnjëmend të pavarura, që kanë mbetur tani në Kosovë”.
Rastin po e heton Policia e Kosovës.

Me rastin e vënies së një pllake për “riemërimin” e rrugës Rexhep Luci në Prishtinë, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi e ka vlerësuar si një akt të ulët dhe sulm ndaj vlerave të demokracisë së vendit tone.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë z. Christopher Dell.
“Surrojtë janë miq të vjetër të Shteteve të Bashkuara dhe, ç’është më e rëndësishme, ata janë patriotë të vërtetë të Kosovës. Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur dhe mbështetur lirinë e shprehjes qysh moti; ajo është themel i çdo demokracie. Gjuha kërcënuese që ka për qëllim të frikësojë, apo të nxisë dhunë ndaj një individi apo kundërshtari politik, është e papranueshme.

Shtuar më 13/05/2010, ora 21:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori