Policia hedh dritë mbi ekzekutimin në Dajt
Pas ngjarjes së rëndë ndodhur në mesditë në një lokal në Linzë, policia ka hedhur dritë mbi disa fakte sa i takon autorit dhe viktimës. Autori dhe i plagosuri janë persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Viktima dhe autori tashmë i identifikuar nga policia, kanë shkëmbyer fjalë të ashpra tek parkingu i lokalit. Në gjaknxehtësi e sipër, autori ka nxjerre armën dhe e ka shkrepur mbi viktimën, Elton Nika.

Ndërsa pronari i lokalit, Ismet Gaxheri, ka mbetur i plagosur me sende të forta, ku dyshohet se ka ndodhur gjatë sherrit me autorin. Sipas burimeve, Elton Nika kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu dhe akuzohej për "tentativë vrasje". Policia eshte vënë në ndjekje të autorit. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2015, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori