Policia greke: Si u kapën 1172 kilogram drogë, skafistët ishin të zotët, lundronin në det mbi 6 ballë (FOTO & VIDEO)
Policia greke ka publikuar sot të dhëna të tjera për super operacionin e zhvilluar në ujrat e Egjeut.

Falë kontrollit, janë sekuestruar mbi 1 ton drogë dhe janë prangosur 3 sfakistë shqiptare që e transportonin me dy gomone.

Ne nje deklarate per mediat,policia greke ka bere me dije se “Behet fjale per shkaterrimin e nje rrjeti kriminale te trafikut te marijuanes nga Shqiperia ne Turqi dhe trafikut te heroines nga Shqiperia ne Turqi”.

Sipas policise, “Ne daten 25 shtator jemi njoftuar per dy gomone qe po tentonin te transportonin droge ne brigjet e Turqise. U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avione te FRONTEX ne verilindje te detit Egje. Operacioni rezultoi ne kapjen e nje gomoneje dhe arrestimin e 3 personave qe ndodheshin ne te, te moshes 25, 42 dhe 42-vjec. Ne daten 29 shtator, u zbulua nje gomone tjeter me nje shtetas ne te ne zonen detare te Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjec. Per te njejten ceshtje jane ne kerkim edhe dy shtetas te tjere”- thekson policia.

Sipas saj, “u arrit te krijohej profili i ketij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone qe kane mundesi te transportojne sasi te medha droge, motorre te shpejte dhe skafiste te zote. Ata zgjidhnin te lundronin ne dite me vranesira dhe erera te forta dhe det mbi 5-6 balle”.

Me tej, policia ben me dije se ne daten 30 shtator, ne ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuane. Aktualisht, 3 te arrestuarit e pare kane marre masen e sigurise “Arrest ne burg”.

Nga të dhënat e publikuara nga policia greke, rezulton se pikënisja e drogës ka qenë qyteti i Vlorës.
Policia greke: Si u kapën 1172 kilogram drogë, skafistët ishin të zotët, lundronin në det mbi 6 ballë (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 01/10/2019, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori