Policia greke shkatërron bandën shqiptare të drogës
Policia greke shkatërron një rrjet kriminal narkotikësh të drejtuar dhe me përbërje nga shtetas shqiptarë. Gjatë operacionit janë prangosur 6 shqiptarë, 12 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 3 të tjerëve u është komunikuar akuza me burg.


Operacionet janë shtrirë në disa qytete të Greqisë, përkatësisht Halkida, Livadhea, Lamia, Thiva. Mësohet se 21 shqiptaret veprojne si grup kriminal prej korrikut 2013 dhe akuzohen per trafik kokaine dhe marijuane nga Shqiperia drejtë Greqisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2014, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori