Policia greke: Ja çfarë gjetëm tek celulari i shqiptarit me kokën e prerë
Policia greke ka sqaruar se ka mundur të gjejë detaje të tjera lidhur me krimin makabër, ku i është prerë koka shqiptarit Bledar Tërpollari.

Sipas policisë, hetimet tashmë janë fokusuar tek telefoni i viktimës ku janë gjetur edhe thirrje telefonike.

Forcat e policisë zbuluan telefonatat e fundit të zhvilluara nga ana e viktimës Tërpollari duke thënë se telefonuesit ishin shqiptarë dhe grekë.

Policia sqaroi se personat që kanë biseduar me Tërpollarin në telefon ka dyshime të forta se kanë të shkuar kriminale.

Ndërkaq që po mirren në pyetje në mënyrë sekrete edhe banorët e Thesprotias lidhur me krimin makabër të ndodhur në këtë zonë.

Poashtu në vendin e krimit u gjetën materiale gjenetike që u dërguan në laboratorin e Kriminalistikës.

Policia ka krijuar dyshime të forta se ngjarja ka lidhje me trafikun e armëve ose të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Prerja e kokës e Tërpollarit dyshohet se është kryer për tiu dhënë mesazh të tjerëve që të mos flasin. /Albeu.com/
Shtuar më 13/05/2016, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori