Policia e Durrësit ka kryer një aksion të gjerë në këtë qytet me
qëllim parandalimin e krimit duke kontrolluar 45 automjete, 6 lokale, si rezultat i të cilave janë shoqëruar në komisariat 18 persona.
"Në përmbushje të detyrave të përcaktuara në planin e masave, mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit kanë ushtruar kontroll territori, automjeteve dhe personave, më
qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe parandalimin e akteve kriminale, kapjen e personave në
kërkim, armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe çdo sendi të kundërligjshëm"., - thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Durrësit.
Sipas policisë, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve: S.M. 23 vjeç, banues në
Durrës; O.Gj. 23 vjeç, banues në
Durrës; N.M. 25 vjeç, banues në
Durrës.
"Gjithashtu u shpall në
kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit, E.N. 26 vjeç, banues në
Durrës.
Në lagjen nr. 13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Mercedes Benz, (në mbështetësen e krahut), më drejtues shtetasin S.M. dhe pasagjerë shtetasit O.Gj. dhe N.M. u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një revolver i markës ZASTAVA, me mulli; automjeti tip Mercedes Benz.
Shtetasi i shpallur në
kërkim është poseduesi i armës dhe njëkohësisht pronari i automjetit ku u gjet arma e zjarrit”, informon
policia.
Bëhet me dije se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me
qëllim rritjen e sigurisë dhe rendit në qytet./Albeu.com/
Aksioni Durres by albeu
Shtuar më 17/01/2017,
ora 13:52