Policia evidentoi 64 raste ndërtimi pa leje, 6 të arrestuar
Pëlqej
Policia e Shtetit njoftoi sot se po vijon me vendosmëri masat e marra për kontrollin e plotë të territorit me qëllim goditjen e krimit mjedisor, veprave penale që cënojnë regjimin e tokës, si dhe të ndërtimeve të paligjshme.

“Gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni të rëndësishëm, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë evidentuar 155 ndërtime pa leje, duke proceduar penalisht 156 persona dhe për 21 persona, të cilët nga verifikimet e kryera kanë rezultuar pronarë të këtyre ndërtimeve të paligjshme në tokë publike, shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë, ndërkohë që për 130 të tjerë ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim” tha zv/Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Altin Qato, në një deklaratë për mediat

Qato theksoi se vetëm gjatë ditës së djeshme strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar 107 ndërtime të paligjshme në të gjithë territorin e vendit, duke proceduar 108 persona dhe arrestuar 15 prej tyre.

"Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin do të vijojnë me përparësi të gjitha masat për kontrollin e plotë të territorit, me synim parandalimin e goditjen e veprave penale në këtë fushë. Policia e Shtetit është e vendosur të përmbushë detyrat e saj institucionale në mbrojtje të gjithë pasurisë kombëtare, duke mos lejuar cenimin e saj nga askush dhe duke vendosur para drejtësisë të gjithë ata persona, të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre janë përfshirë në një veprimtari të tillë kriminale apo e kanë lejuar atë". tha me tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori