Policia është në rrugë të mirë për ta zbuluar vrasësin e Enver Haradinajt
Albeu.com
Policia thotë se është në rrugë të mirë për ta zbuluar vrasësin e Enver Haradinajt. Pjesëtarët e SHPK-së në bazë të një memorandumi të brendshëm janë vënë të shtunën në një kërkim të të dyshuarit me inicialet e të cilit janë T.O.Memorandumi u është shpërndarë të gjitha stacioneve të SHPK-së, pikave kufitare, si dhe të gjitha njësive të KFOR-it me të cilin kërkohet arrestimi i të dyshuarit. Gjatë kryerjes së krimit ai supozohet të ketë bartur xhinsa me ngjyrë të çelët. Në një njoftim theksohet se policia e ka kërkuar të dyshuarin për vrasjen e Enver Haradinaj në shtëpinë e tij në Deçan, por familjarët kanë thënë se i gjendet në bjeshkë. SHPK-ja ia ka dalë që ta gjejë të dyshuarin, por ai në rrethana të pasqaruara mirë deri më tash është arratisur. QIK
Shtuar më 25/07/2005, ora 15:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori