Policia e Vlorës sekuestron 97 kg kanabis
Policia e Vlorës ka mundur të sekuestroje rreth 97 kg kanabis sativa ndërsa vuri në pranga transportuesin e mallit. Si rezultat i operacionit të koduar “ANTENA” në vendin e quajtur “Maja e Sopotit”, u zbuluan çantat e zeza me drogë si dhe një kal.


Dy nga persona janë larguar menjëherë në drejtim të fshatit Lazarat duke mundur ti shpëtojnë ndjekjes së policisë për shkak të errësirës dhe terrenit të thyer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 çanta të zeza brenda të cilave ndodheshin 82 paka me lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit “Cannabis sativa” të cilat ishin të ngarkuara mbi një kafshë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 18:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori