Policia e Tiranës: Zonat ku trafikohet më shumë Kanabis
Zonat ku trafikohet më shumë drego në Tiranë janë zona e “Laprakës”, “Ali Demi”, “Shkolla e Bashkuar”, “Stacioni i Trenit” këtë gjë ka deklaruar për “Gazetën Shqiptare” shefi i Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në

Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, kryekomisar Edmond Hala në një interviste për këtë gazetë.

"Duke qenë se Tirana është metropoli i vendit, grupet kriminale synojnë furnizimin me lëndë narkotike të saj. Kryesisht ata sjellin Cannabis Sattiva dhe përdorimi i kësaj lëndë është më i madh, kryesisht tek moshat adoleshente dhe shkollore. Prandaj dhe puna jonë është përqendruar në mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale duke bashkëpunuar me të gjitha strukturat e policisë së qarkut” është shprehur ai gjatë intervistës.

Ndërsa sipas tij ambientët më të ekspozuara për këtë gjë janë shkollat, ndërsa kategoria që e përdor më shumë drogën janë adoleshentët./albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori