Policia e Tiranës në gatishmëri për procesin zgjedhor
Policia e Tiranës njoftoi sot se ka marrë masat për zhvillimin normal të procesit zgjedhor në kryeqytet. Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës Bernard Çaushaj theksoi se të gjitha forcat e policisë do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit të votimit.

Plani i policisë kalon përmes kater fazave të cilat kanë nisur që nga trajnimi i oficerëve të policisë, ruajtja e 18 KZAZ-ve dhe 1422 qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve


Faza e parë është ajo përgatitore ku në bashkëpunim me OSBE-në janë trajnuar rreth 1650 efektiva, faza e dytë është fushata zgjedhore për mbarëvajtjen e mitingjeve të partive politike, faza e tretë është zhvillimi i votimit dhe shoqërimi i kutive të votimit dhe faza e katërt është ajo e ruajtjes së qendrave të numërimit të votave” u shpreh Çaushaj. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2013, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori