Policia e Tiranës arreston disa persona në 24 orët e fundit
Pëlqej
Gjatë 24 orëve të fundit, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 7 shtetas për drejtim mjeti pa dëshmi aftësie për drejtim. Policia e Tiranës bënë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit ka arrestuar edhe 13-të persona të tjerë për vepra të ndryshme penale, si vjedhje, mashtrim, shfrytëzim prostitucioni apo të shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të Policisë gjatë së martës u bë i mundur ndalimi i shtetasit Mirel Astrit Harizaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi ndaj tij ishte marrë masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të Mashtrimit.

Ndërsa nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme mbrëmë u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorisë për shtetasin në kërkim Sokol Marash Prroi, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër, i dënuar më 9 muaj burgim për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori