Policia e Shtetit merr vendimin drastik për efektivin manjak që u kërkonte grave seks në kufi
Policia e Shtetit ka reaguar ashpër pas skandalit në Kakavijë ku një polic i kufirit kërkonte favore seksuale për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Sipas një komunikate, punonjësi i policisë është përjashtuar menjëherë nga radhët e forcave të rendit.

Policia e Shtetit:

Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit bëri përjashtimin e menjëhershëm të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Shtuar më 08/06/2020, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori