Policia e Shtetit: Ja shkeljet e kryera nga Premçi
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nëpërmjet një njoftimi bë të ditura arsyet e largimit nga detyra të
drejtuesit të Policisë së Qarkut të Dibrës Shemsi Premçi.


Sipas njoftimit të policië ka kryer disa shkelje:
-Ka fyer personelin e Komisariatit të Policisë, Bulqizë
-ka fyer me fjalë të rënda fyese një përfaqësues të Zyrës së përmbarimit Mat
-ka dhënë masa disiplinore për vartësit në mënyrë tendencioze
-ka kryer lëvizje të personelit të pamotivuara dhe në kundërshtim me rregulloren e personelit të Policisë së Shtetit.
-ka kryer veprime arbitrare në kundërshtim me ligjin bazuar kjo dhe në vendimet e Prokurorive të rrethit Gyjqësor Dibër dhe Mat, të cilat i kanë cilësuar të paligjshme veprimet e kryera nga strukturat e Policisë së Qarkut Dibër për sekuestrimin e kamionëve të ngarkuar me mineral kromi, veprime këto të urdhëruara prej tij në cilësinë e Drejtorit të Policisë së Qarkut. /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2012, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori