Policia e Shtetit bën lëmsh qytetarët: Pasi ndaloi makinat, urdhri i dytë rrëzon të parin!
Pavarësisht se në mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit deklaroi se ditën e nesërme, e diel, nuk do të ketë asnjë makinë në qarkullim, ka dalë një urdhër i dytë.

Sipas këtij urdhëri nuk do të ketë asnjë ndalim qarkullimi makinash ditën e nesërme.

"Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel." informoi policia ne nje njoftim të dytë.

Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.

Gjithashtu do të jenë të hapura të gjitha bizneset.

Ndërkohë me njoftimin e parë që u rrëzua nga i dyti informohej se nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe do te ndalohej lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Shtuar më 30/05/2020, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori