Policia e Shqipërisë dhe Kosovës sukses në luftën kundër krimit
Pëlqej
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, patrullimi i përbashkët i kufirit ujor dhe të gjelbër Shqipëri-Kosovë në pikat kufitare Morinë dhe Vërmicë bëri të mundur parandalimin e 22 rasteve të kontrabandës me mallra.

Shaban Osmanolli, udhëheqës i njësitit patrullues të Policisë Kufitare të Kosovës u shpreh se rezultatet e patrullimit të përbashkët kanë qenë shumë të efektshme, siç ishte rasti i kontrabandës me duhan dhe parandalimi i kalimeve ilegale si dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas tij për kontrollin e ujërave territoriale në Vërmicë dhe Morinë po përdoret një motobarkë e përbashkët e dy vendeve.
Shtuar më 16/08/2014, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori