Policia e Shkodrës procedon penalisht 3 mjekë të Spitalit Neuropsikiatrik
Pëlqej
Tre mjekë të Spitalit Neuropsikiatrik të Shkodrës janë proceduar penalisht pasi kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar raporte mjekësore për paaftësi të përkohshme në punë për 42-vjeçarin Petrit Rr.

42-vjeçari, banues në Fshatin Grudë e Re të Shkodrës, në kohën kur është lëshuar raporti mjekësor ka qenë jashtë shtetit. Ai merrte raporte sikur ishte i sëmurë psikik për të lënë punën dhe shkonte e vinte jashtë vendit si turist.

Mësohet se procedimi penal ka nisur për këta mjekë: 41-vjeçarin me iniciale G.N, 50-vjeçarin me iniciale Gj.P. dhe 61-vjeçarin me iniciale G.K.
Shtuar më 06/09/2014, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori