Pique tregon prapaskenën: Van Gaal erdhi dhe më hodhi në tokë duke më thënë se nuk do të bëhesha kurrë një mbrojtës

Pique pretendon se ish-trajneri i Barcelonës dhe Manchester United, Louis van Gaal e “shkatërroi” atë si fëmijë,  duke e shtyrë për tokë dhe duke i thënë: “Ti nuk je fizikisht i fortë”.

Por Pique ka tallur verdiktin e Van Gaal se ai ishte shumë i dobët për të qenë një mbrojtës duke fituar 102 ndeshje të Spanjës, lavdinë e Kupës së Botës 2010, gjashtë tituj të La Ligas dhe tre Champions League.

Por, qendërmbrojtësi i Barcelonës, nuk mund të harrojë trajtimin e ashpër që u përball si një lojtar i vogël shkollor nga holandezi dogmatik në Camp Nou.

“Marca” raporton se Pique ka thënë: “Gjyshi im ishte menaxher dhe ai e sjell Van Gaalin për të ngrënë. Unë isha 11 ose 12 vjeç. Unë u vesha me fanellën time. Para se të përshëndes, më shtyn dhe më hedh në tokë… ‘nuk je i fortë për të qenë mbrojtës’. Mendova se duhej të isha më i fortë”.

Pique zbuloi se sa brutale i dukej stërvitjet e përditshme si i ri te Barcelona.

Ai i tha “TV3”: “Asnjëherë nuk e dinit nëse ai do të ishte trajneri i ekipit të parë kur të arrinit atje. Ai më shtyu, më hodhi në dysheme. Më tha se nuk isha mjaftueshëm i fortë për të qenë lojtar i Barcelonës.

 Ai më shkatërroi. Në Barcelonë nuk kemi bërë punë në palestër deri në moshën 18-vjeçare. Ishte vërtet e vështirë.”

Pique u transferua në Old Trafford në vitin 2004, por kurrë nuk u bë lojtar i rregullt i ekipit të parë përpara se të kthehej në Barcelonë katër vjet më vonë.

Ai këmbëngul, megjithatë, se stili më fizik i futbollit anglez e forcoi atë në bazat e mbrojtjes , për të shtuar aftësitë e tij teknike.

Ai tha: “Në Angli mësova. Arrita duke qenë i shkëlqyer me topin… Aty mësova të jem i vështirë për kundërshtarët. Kam mësuar shumë në kokë, të jetoj vetëm momentet e vështira.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.07.2022 11:08