Policia e Shkodrës asgjëson 4340 rrënjë kanabis
Një sasi prej 4340 rrënjë kanabis sativa të mbjella në 8 parcela, janë asgjësuar nga policia e Shkodrës. Këto rrënjë droge janë asgjësuar në fshatrat Pylaj, Palaj, Brashtë dhe Xhaj dhe ishin mbjellë në toka pa pronarë.

Sasia më e madhe e bimëve ishte mbjellë në fshatin Xhaj, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Dragoit” ku u dogjën 1800 rrënjë bimësh narkotike, e më pas 1600 rrënjë në fshatin Palaj, për të arritur në 810 rrënjë në Pylaj dhe vetëm 130 në Brashtë. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2014, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori