Kapet gomonia me 1 ton drogë në Vlorë, arrestohen dy shqiptarë
Një operacion i përbashkët anti-drogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare është zhvilluar gjatë pasdites së djeshme në Vlorë.
Policia e Shtetit, ka njoftuar se gjatë këtij operacioni është bërë e mundur kapja e një gomoneje rreth 8 metra të gjatë.

Gomonia drejtohej nga dy Shqiptarë me inicialet A.Dh. vjec 51 dhe E. A. vjec 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit thotë se në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.

“Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.”, -thuhet në njoftimin e policisë së Shtetit. /Albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori