Policia e Malit të Zi ndaloi protestën kundër Kosovës
Albeu.com
Policia në Mal të Zi ndaloi protestën e planifikuar të opozitës së atjeshme të paralajmëruar për pasnesër, për shkak të përleshjeve të mbrëmshme të demonstruesve pro - serbë në Podgoricë.Rreth 10 mijë vetë demonstruan dhe kërkuan që deri nesër pasdite të tërhiqet vendimi i Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe organizim të referendumit për këtë çështje. Policia shpërndau turmën pasi që një pjesë e demonstruesve depërtuan në kordonin policor dhe i sulmuan policët me shishe dhe gurë. Forcat e sigurimit ua kthyen me gaz lotsjellës. Më së paku u lënduan 34 persona, prej të cilëve 20 policë.
"Në klinikën për Emergjencës të Malit të Zi u pranuan 22 persona, prej të cilëve 10 policë dhe 12 persona civil. Të gjithë janë me lëndime të lehta. Disa prej tyre morën trajtimin e duhur mjekësor dhe me siguri të gjithë do të lëshohen për kurim shtëpiak", deklaroi mjeku kujdestar.
"Nuk mund të jap deklaratë se kush më ka sulmuar, por nga ana ku qëndronin policët më sulmuan me gurë", tha një nga demonstruesit.
U thyen xhamat e disa institucioneve shtetërore, dyqaneve dhe makinave. 30 demonstrues u arrestuan. Protestat mbaruan me shpërndarjen e demonstruesve rreth orës 21, gjatë natës dhe sot gjendja në Podgoricë është e qetë. alsat
Shtuar më 14/10/2008, ora 22:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori