Policia e Lezhës parandalon një vrasje të mundëshme
Pëlqej
Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje të mundshme mbrëmjen e sotme pas në sherri mes dy personave. Burime nga blutë e Lezhës sqarojnë se konflikti ka ndodhur mes shtetasve Bardhok Kola, Elton Lleshi e Marin Marku.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në lagjen Gurra të qytetit. Policia bën me dije se ka kapur në flagrancë me automatik në dorë Bardhok Kolën, si dhe dy personat e tjerë Elton Lleshin dhe Marin Markun. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Shtuar më 16/08/2014, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori