Policia e Kukësit jep njoftimin e rëndësishëm, fal të gjitha gjobat gjatë pandemisë
Policia e Kukësit ka njoftuar faljen e të gjitha penalitetve administrative me karakter ndëshkues, të marra nga qytetarët gjatë pandemisë.

Fasha kohore gjatë të cilës do të falen gjobat përfshin periudhën 17.04.2020 – 07.10.2020.

Të gjithë qytetarët e ndëshkuar me masë administrative mund të bëjnë kërkesë në Policinë e Kukësit për kthimin e gjobave të paguar dhe licencave dhe mjeteve të bllokuara.

Njoftim i plotë:

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 31, datë 07.10.2020 “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura gjatë pandemisë së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”, përkatësisht ato të vendosura dhe të paguara gjatë periudhës 17.04.2020 – 07.10.2020, bëjmë me dije se përfituesit (individët, subjektet) duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, për të bërë kërkesën për kthimin e gjobave të paguara, lejeve/licencave dhe mjeteve të bllokuara.

Drejtoria Vendore e Policisë falënderon qytetarët që respektojnë masat e marra për parandalimin e COVID-19 dhe iu bën thirrje të gjithë qytetareve që të mbajnë maskat, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.
Shtuar më 09/11/2020, ora 20:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori