Policia e Kosovës gjobit Vokshin me 200 euro
Pëlqej
Albana Vokshi
Policia e Kosovës tha se ka gjobitur me 200 euro deputeten e Kuvendit të
Shqipërisë Albana Vokshi, e cila ditën e dielë, është ndaluar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Merdares.

Sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Baki Kelani, shtetasja Albana Vokshi, e cila vonë është identifikuar si deputete, u paraqit të dielën para gjykatës së Prizrenit, e cila vendosi ndaj saj gjobë në masën 200 euro për shkelje të procedurave të kontrollit kufitar.

Policia e Kosovës nënvizoi se shtetasja e shoqëruar e cila ishte në një automjet me shtetasit shqiptarë Arian tartari dhe një zyrtar të Ministrisë së Kulturës, ka kryer në mënyrë të parregullt procedurën e kontrollit dhe të kalimit kufitar duke tejkaluar normat e komunikimit me efektivat e policisë së Kosovës.
Shtuar më 16/11/2010, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori