Policia e Korces: Jo dhune ndaj protestuesve te PS
Albeu.com
Policia e qarkut të Korçës ka reaguar pas deklaratave të disa deputetëve të PS-së të cilët kanë theksuar se janë dhunuar gjatë protestës të zhvilluar në aksin Pogradec-Korçë. Në një deklaratë për shtyp policia thekson se nuk ...... është përdorur dhunë ndaj deputetëve të PS-së apo mbështetësve të tyre.
"Nga pjesëmarrësit në tubim krahas parullave për hapjen e kutive të votimit dhe kundër Qeverisë, pati dhe fyrje në drejtim të punonjësve të policisë. Ndërsa qëndrimi dhe ndërhyrja e forcave të policisë ka qenë korrekte, e qetë duke synuar vetëm shmangien e bllokimit të rrugës dhe nuk është përdorur gaz lotësjellës apo lënde të tjera si dhe mjete speciale ndaj pjesëmarrësve në tubim" thuhet në deklaratën për shtyp të policisë duke shtuar se nuk ka pasur të dëmtuar nga radhët e pjesëmarrësve e cila konfirmohet dhe nga spitalet e Qarkut të Korçës.
Shtuar më 12/05/2010, ora 17:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori