Policia e EULEX-it bastis shtepine e ish-eprorit te UCK-se, Xhemshit Krasniqi
Albeu.com
Policia e EULEX-it të mërkurën në Prizren ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi, i cili nga prokuroria speciale e Kosovës konsiderohet si i dyshuar për kryerjen e krimeve kundër popullatës civile gjatë vitit 1999, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Forca të mëdha policore afër mesditës kanë bllokuar qarkullimin drejt shtëpisë së Krasniqit dhe kanë kryer bastisjen në bazë të vendimit të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë dhe kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka vlerësuar se në këtë mënyrë mund të arrestoj të dyshuarin dhe të zbuloj prova materiale për procedurën penale kundër tij.
Sipas familjarëve të Xhemshit Krasniqit, i cili është edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, policia e misionit të BE-së ka shprehur interesim për të dhe me këtë rast kanë konfiskuar disa pajisje dhe uniforma të tij.
"Kanë ardhë në mënyrë brytale, në shtëpi kanë qenë gratë dhe fëmijët. Ju interesojke për vëllain. Ai për momentin nuk është në shtëpi por do të kthehet shumë shpejt se e ndien veten të pastër. Ai ka qenë luftëtar i sinqertë, ka luftuar me pushkë kundër ushtarëve dhe jo civilëve", ka thënë Rrustem Krasniqi, vëllai i Xhemshitit.
Shtuar më 12/05/2010, ora 15:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori