Policia e Durrësit parandalon vrasjen, 2 në pranga dhe 1 në kërkim
Mbrëmjen e djeshme, policia e Durrësit ka parandaluar një vrasje e ndërsa ka vënë në pranga dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Uniformat blu kanë arritur që të parandalojnë një vrasje në lagjen 13 të këtij qyteti, duke arrestuar në flagrancë shtetasit Enis Alizoti 43 vjeç, banues në Golem Kavajë si dhe shtetasin Sajmir Muçka, 31 vjeç, banues në Durrës.

Të dy punonin si kamarierë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja. Ndërkaq, shtetasi R.D., 34 vjeç, banues në Durrës është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka filluar ndaj tij edhe procedimin penal. Ky shtetas, rreth orës 19:30, në lagjen 13 Plazh Durrës, në lokal "Internacional", për motive të dobëta ka plagosur lehtë me armë zjarri në qafë shtetasin A.Q., 47 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje, fatmirësisht pa pasoja për jetën, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentative” për shtetasin R.D., si dhe “Mos kallëzim krimi”, për shtetasit Enis Alizoti dhe Sajmir Muçka. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori