Policia e Durrësit: Gjatë tetorit sekuestruam 64 kg cannabis
64 kg lëndë narkotike canabis sativa të sekuestruara dhe 11 persona të moshave 18-34 vjeç të arrestuar është bilanci i punës së Policisë së Durrësit për muajin tetor.

Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut, Ornela Çako është shprehur se sasia më e madhe e lëndës narkotike gjatë muajit që kaloi është bllokuar në portin detar të Durrësit, kur në autobuzin e linjës Tiranë-Durrës-Bari (Itali) janë sekuestruar 62.756 gr lëndë narkotike canabis sativa. Pas kontrollit u arrestua drejtuesi i autobuzit, Ermir Skordileva, 34 vjeç.

Sipas saj 10 të rinj të tjerë kanë përfunduar në pranga për shitje të lëndëve narkotike në sasi nga 2.5 deri në 1.114 gram canabis sativa/albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori