Policia e Beratit ndalon 23 vjeçarin e dënuar me 4 muaj burg
Nga ana e policisë së Beratit është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i një të riu i cili akuzohej për "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Lidhur me këtë akuze të ngritur ndaj tij, 23 vjeçari është dënuar me katër muaj burg. "Në vijim të punës së bërë nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Kristi Hatija, 23 vjeç, banues në Drenovicë, Berat.

Ndalimi i tij u bë në zbatim të ekzekutimit të vendimit penal nr. 292 datë 04.03.2015, të Gjykatës Apelit Vlorë, e cila e ka dënuar me 4-muaj burg, për konsumimin e veprës penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", thuhet në deklaratën e uniformave blu. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori