Policia donte t'i futej në banesë pa vendim gjykate kryetarit të FRPD-së
Nënkryetarja e FRPD-së, Besa Petriti me anë të një postimi në Facebook ka denoncuar sot ndalimin nga policia të Halit Valterit, kryetarit të FRPD-së dega 7 në Tiranë.

“Mbrëmë forca policie pa urdhër prokurorie apo vendim gjykate kanë kërkuar të futen në banesën e Halitit. A thua se jemi ne kriminelet?”, shkruan ajo.

Reafimi i plotë në Facebook

Ne komisariatin nr.2 te Tiranes per disa ore me radhe po mbahet Kryetari i FRPD dega 7, Tirane Halit Valteri.

Nuk e di ne cilin vend te Europes policia fotografon dhe pastaj areston pa asnje fakt te rinj qe protestojne paqesisht, ne te drejten qe iu garanton kushtetuta.

Mbreme forca policie pa urdher prokurorie apo vendim gjykate kane kerkuar te futen ne banesen e Halitit.

A thua se jemi ne kriminelet? Te rinjte e ketij vendi qe refuzojme diktaturen e Edi Rames? /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2017, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori