Policia do të kontrollojë çdo tullë të vendosur pa leje
Pëlqej
Policia e Shtetit do të kontrollojë çdo tullë të vendosur pa leje. Kështu u shpreh sot ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një takimi me drejtuesit e policisë ku nënvizoi se ndërtimi pa leje është një vepër e rëndë penale dhe se në 300 ditët e qeverisjes janë proceduar penalisht 1507 persona.

“Arsyeja pse jemi këtu është një tjetër krim masiv me pasoja të pandreqshme. Nuk ka km katror në Shqipëri ku nuk ndërtohet pa leje ashtu siç nuk ka shtrat lumi që nuk shfrytëzohet barbarisht. Ndërtimi i paligjshëm nga vet pronari është vepër penale e jo më ndërtimi në pronë publike. Që nga sot Policia e Shtetit e cilëson prioritet veprat penale që lidhen me mjedisin. Çdo tullë pa leje në zonën tuaj është nën përgjegjësinë tuaj. Në 300 ditë 1507 persona janë proceduar për pushtim toke dhe ndërtim pa leje. Një vit më parë askush nuk merrej me këtë punë po nuk krahasohet me permasat e këtij problemi. Ndiqen të gjithë në gjendje të lirë procedimet pushohen ase vendosen gjoba. Kjo statistikë nuk është kurrë mjaftueshëm që policia mos bëjë detyrën me më shumë forcë. Kush ndërton pale ka kryer një krim para të gjithëve dhe do mbajë përgjegjësi para ligjit. Kush lejon ka kryer një krim edhe më të madh.”- u shpreh Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori