Policia dhe ushtria në rrugë, vijojnë kontrollet për ata që vijnë nga Italia
Shefi i shtabit të përgjithshëm të FA, gjenerali Bardhyl Kollcaku dhe komandanti i Policisë Ushtarake, Altin Kurti do të ndalojnë në afërsi të Piramidës për të vijuar në të gjitha pikat e kontrollit të ngritura në Tiranë.

Më parë, Rama tha se një formacion i Policisë dhe Ushtrisë do të dalë në rrugë për të kontrolluar ata që janë në karantinë dhe kush është kthyer nga Italia kërkoi që të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.

Ndërkohë policia shqiptare ka dalë nëpër rrugët e disa qyteteve për të gjurmuar njerëz të cilët kanë qenë në Itali dhe nuk janë vetëizoluar në shtëpi por dalin jashtë tyre.

Më konkretisht janë marrë aksione në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë ku policia ka ngritur postblloqe në disa pika kyçe të qyteteve.

Policët janë pajisur masa mbrojtëse dhe me maskë, duke kontrolluar automjetet për te verifikuar nëse disa persona kanë qenë në Itali dhe nuk e kanë deklaruar diçka të tillë.

Patrullat policore i ndalojnë njerëzit dhe automjetet dhe u drejtojnë pyetje dhe më pas emrin e tyre e vendosin ne sistemin TIMS.

Bashkë me ta janë edhe efektivët e ardhur nga Tirana enkas për të ushtruar kontrolle në qytet si një masë paraprake për koronavirusin.

Kontrollet zhvillohen me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu
Shtuar më 11/03/2020, ora 20:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori