Policia britanike u dërgon mesazh 2 mijë klientëve të bandës shqiptare të drogës, qëllimi
Policia britanike u ka dërguar mesazh 2 mijë personave që blinin kokainë nga një bandë shqiptare, me qëllim për t’u ofruar atyre mbështetje për abuzimin e drogës.

Numrat e klientëve u zbuluan në dy celularë, që u sekuestruan nga një rrjet shqiptar që merrej me shpërndarjen e kokainës.

Mediat britanike raportojnë se në tekstin që policia u ka dërguar klientëve të bandës shqiptare, u ofrohej mbështetje për t’u rehabilituar nga droga.

Në mesazhin e dërguar nga policia, ishte edhe një link që ofronte këshillim dhe mbështetje për përdoruesit e substancave narkotike, ku mediat britanike raportojnë se është klikuar 1852 herë.

12 shqiptarë u kapën me 1.2 kg kokainë, me vlerë deri në 144 mijë paund, dokumente false dhe 20 mijë paund.


Drejtuesit e kësaj bande, Bledar Ponari 28 vjeç dhe Fjoralb Fera 21 vjeç, u arrestuan disa muaj më parë, ndërsa mësohet se ata kishin tetë korrierë që shpërndanin drogë përmes celularit.

Dedektivi Konstable Lee Johnson, që udhëhoqi hetimin 8-mujor tha se përdoruesit e drogës nuk janë të vetëdijshëm se po ushqejnë krimin e dhunshëm dhe skllavërinë.
Shtuar më 13/10/2019, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori