Policia britanike jep alarmin për shtëpitë e barit: Shumica janë shqiptarë!
Policia e Sheffield-it në Britaninë e Madhe ka shprehur shqetësimin në lidhje me përfshirjen e shqiptarëve në kultivimin e kanabisit në vend.

Reagimi i policisë, erdhi pasi kishin kapur një shqiptar, i cili kultivonte 70 rrënjë kanabisi në një shtëpi. Pas verifikimeve, policia zbuloi se i njëjti person ishte arrestuar edhe në Londër sërish brenda një “shtëpie bari”, shkruan The Star.co.uk.

Nga verifikimet e tyre ka rezultuar se thuajse në çdo shtëpi ku kultivohet kanabis, në brendësi të saj gjenden shqiptarë që punojnë aty.

“Kjo nuk mund të jetë rastësi. Duket se grupe kriminale nga Ballkani Perëndimor janë organizuar për kultivimin e pjesës më të madhe të kanabisit nëpër shtëpi në Britaninë e Madhe. Ky problem duhet adresuar”, shprehet policia e Sheffield.

Shqiptari, Shkumbin Lala u arrestua ditën e djeshme në Sheffied, dhe vlera e kanabisit që ai po kultivonte kapte vlerën e 80,000 paund.

Lala, i cili kishte një përkthyes shqiptar, fillimisht i tha policisë se kishte rënë dakord të paguante 17,000 paund për të hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe në tetor 2019 dhe se kishte borxh 15,000 paund.

Ai i tha policisë se ishte paguar për t’u kujdesur për impiantet dhe i ishte thënë se do të merrte 25 për qind të fitimeve nga shitja e tyre. Lala u dënua me 30 muaj burgim.
Shtuar më 06/02/2021, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori