Policia bllokon një punishte të palicencuar që prodhonte lëngje frutash
Pëlqej
Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar prangosi sot Lutfi Karamuçen nga fshati Lanabregas të komunës Dajt në Tiranë
pasi prej kohësh ushtronte aktivitet te paligjshëm të prodhimit të lëngjeve të frutave me emërtimin “ATEL 01” në banesën e tij që ndodhet në fshatin Lanabregas.

Policia në bashkëpunim me inspektorët tatimore ushtruan kontroll në punishten e ngritur në shtëpine e tij dhe konstatuan se përveç prodhimitpijeve pa liçencë, ai nuk kishte as kase fiskale per shitje dhe po ashtu nuk kishte siguruar asnje nga punonjësit e punishtes se tij. Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale makinerite dhe pajisjet e punishtes si dhe ambalazhet e shishet e pijeve freskuese. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori