Policia blindon sheshin para Parlamentit për protestën (FOTO LAJM)

Opozita pritet të zhvillojë protestën e njoftuar për në orën 17:00 pasditen e sotme ashtu siç ishte paralajmëruar.

Para sheshit tek Parlamenti ka filluar mbledhja e protestuesve, të cilët kërkojnë rrëzimin e Ramës dhe ngritjen e një qeveria tranzicioni deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë policia ka marrë edhe masat për të siguruar vijimësinë normale të saj. Një numër i madh efektivësh janë vendosur tek parlamenti, ku ndodhen dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë por edhe të Gardës.

Po ashtu, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë pozicionuar brenda rrethimit të xhamisë së madhe.


Shtuar më 26/02/2019, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori