Policia bën paralajmërimin për këtë aks rrugor: Kini kujdes, ka ngrica në rrugë!
Policia ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për të gjithë drejtuesit që do të kalojnë në aksin rrugor Korçë-Goricë.

Në zonën e Qafë Bigllës, gjatë natës do të ketë prezencë të ngricës në rrugë dhe këshillon drejtuesit që të pajisjen me zinxhirë, goma dimërore dhe të ulin shpejtësinë për të shmangur aksidentet rrugore.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes përgjatë aksit rrugor Korçë-Goricë, konkretisht në Qafë Bigëll, për shkak të prezencës së ngricës në rrugë, kryesisht gjatë natës.

Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Lëvizja në akset e tjera rrugore të qarkut, deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të shfaqur dhe shërbimet e policisë do të jenë në gadishmëri dhe në ndihmë të tyre. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
Shtuar më 27/11/2020, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori