Policia bën namin në Tiranë, në 72 orët e fundit janë ndëshkuar 1 350 shoferë
Policia Rrugore e kryeqytetit ka njoftuar se ka ndërmarrë aksionin për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gauara.

Sipas policisë, vetëm 72 orët e fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 1 350 mjete të ndryshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

krahas patrullimeve me përzgjedhje, për evidentimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve, rrugorët e kryeqytetit, tre ditët e fundit kanë shtuar ndjeshëm prezencën dhe fokusin e patrullave, për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet.

Në sajë të këtyre patrullimeve, vetem 72 orët e fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 1 350 mjete të ndryshme, për pushim dhe qëndrim të gabuar, kryesisht në trotuar, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbesorësh, në rresht të dytë etj.
Shtuar më 18/08/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori