Kontrollet në Tiranë, 4 persona përfundojnë në pranga
Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë italiane pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Ditëve të fundit Policia ka bërë kontrolle të vazhdueshme dhe janë bërë shumë arrestime.

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 4 shtetas, dy prej të cilëve ishin në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar, kapën dhe arrestuan shtetasin F. A., 28 vjeç., banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi në zonën e Vaqarrit, në Tiranë, me datë 04.02.2020, ka vjedhur në një servis, mjetin në pronësi të shtetasit A. M.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 goditet një rast i organizimit të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara. Nga shërbimet e këtij Komisariati u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. K., 26 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në pronësi të tij janë konstatuar një tavoline pokeri, fisha dhe letra bixhozi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 39 vjeç. Punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi kanë gjetur një sasi prej 4 gr. lëndë të dyshuar narkotike, e llojit canabis sativa, e ndarë ne dy qese farmaceutike.

-Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë është ndaluar shtetasi G. LL., 35 vjeç., banues në Mirditë, pasi ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 10/02/2020, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori